Tetë automjete përfshihen në një aksident në Kosovë, plagosen 7 persona
Transmetuar më 09-11-2019, 20:11

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Kosovë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 8 automjete.

Si pasojë e aksidentit masiv, 7 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët kanë pësuar lëndime.

Po punohet nga organet përkatëse për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Po gjatë ditës sotme një vajzë 21-vjeçare, humbi jetën në një aksident rrugor në Lipjan. /a.k/noa.al/

Loading...
Loading...