Transmetuar më 09-11-2019, 18:02

Këto pamje po bëjnë xhiro në internet.

Bëhet fjalë për një peshk me “fytyrë njeriu”, i cili është filmuar në një liqen në provincën Yunnan të Kinës.

Peshku me ngjyrë ari afrohet pranë bregut, nxjerr kokën dhe një pjesë të trupit të tij mbi sipërfaqen e ujit.

Besohet se peshku i rrallë është pasardhës hibrid i dy specieve të ndryshme peshqish të llojit krap, krapi i zakonshëm dhe krapi prej lëkure, i njohur ndryshe si peshku “mandarinë”. /k.k/noa.al/