Transmetuar më 09-11-2019, 16:00

Skuadra e Skënderbeut ka marrë një fitore me mjaft vlera, por mbi të gjitha shumë të vështirë në Ballsh, përballë Bylisit.

Kur ndeshja po shkonte në favor të ballshiotëve, korçarët përmbysën gjithçka në minutat e fundit.

Pak përpara se të përfundonte pjesa e parë, Bregu realizoi me penallti për Skënderbeun.

Reagimi i Bylisit ishte i duhur në pjesën e dytë ku arriti të shënojë dy gola, në minutën e 74 me Muratajn, dhe me Goxhajn në minutën e 79.

Por korçarët nuk u dorëzuan dhe përmbysën me në minutën e 86 dhe 88 duke dalë me tre pikë të plota nga kjo sfidë. /k.k/noa.al/