Transmetuar më 09-11-2019, 15:22
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë, të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Një makinë është përplsur me një motor rreth orës 15.00 të ditës së sotme, duke bërë që një person të gjejë vdekjen.

Mësohet se si pasojë e dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorit.

Policia ndodhet në vendion e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit.

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ku pritet të merret në pyetje. /a.y/noa.al/