Transmetuar më 09-11-2019, 15:12

Protestat e dhunshme antiqeveritare në Kili të cilat nisën në 18 tetor, shkaktuan vdekjen e së paku 15 personave, nxjerrjen e ushtrisë në rrugët e kryeqytetit, Santiago dhe vendosjen e vendit në shtetrrethim gjatë natës.

Video që noa.al sjell më poshtë, e xhiruar më 22 tetor është bërë virale në rrjetet sociale.

Në të shihet një këngëtare e re lirike, Ayleen Jovita Romero, teksa thyen heshtjen e shtetrrethimit duke kënduar në dritare këngën “El derecho de vivir en paz”.

Kënga është e artistit kilian Víctor Jara, i torturuar dhe i vrarë nga diktatura e Pinoçetit në vitin 1973.

Në gjuhën shqipe kënga përkthehet “E drejta për të jetuar në paqe”, dhe në përfundinm të këngës së Romero, e gjithë lagja e duartroket. /a.y/noa.al/