Transmetuar më 09-11-2019, 14:57

U kthye në shtëpi pas festës së ditëlindjes, por ra nga dritarja. Një fëmijë anglez vetëm 3 vjeç, Edward Popadiuc, gjeti vdekjen menjëherë pasi u kthye në shtëpi nga festa e ditëlindjes së bërë në çerdhen që frekuentonte.

Kur u kthye në apartamentin e tij në Bridge Court, në lagjen Harrow të Londrës, iu iku prindërve nga sytë dhe u rrëzua nga kati i katërt, duke gjetur vdekjen.

Vogëlushi prej pak kohësh kishte filluar çerdhen, dhe atë ditë më 2 nëntor, kishte festuar ditëlindjen e tretë me shokët, mes lodrave dhe ëmbëlsirave.

Kur u kthye në shtëpi ndodhi gjëma, ai ra nga dritarja në rrethana ende të paqarta. Disa fqinjë thanë se dëgjuan nënën duke ulëritur, ku pavarësisht dërgimit të të miturit në spital, Edward gjeti vdekjen dy orë më vonë, shkruan noa.al.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar përgjegjësinë për ngjarjen, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për një defekt në hapjen e dritares, ajo që shkaktoi tragjedinë. /a.y/noa.al/