Transmetuar më 09-11-2019, 12:50

Dita e sotme është ditë zie për këngëtaren Besjana Kasami, e njohur nga të gjithë si Big Mama.

Ajo ka humbur të atin, si pasojë e një sëmundje të rëndë, ndërkohë që bën me dije se funerali do të bëhet të dielën në Tetovë.

“Njoftim. Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami,

njoftojmë familjarët miqt të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhët nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë”, shkruan Bigu.

E ndërsa këngëtarja po shijonte rifitimin e formave trupore, zia i ka ngrirë buzëqeshjen në buzë. /a.y/noa.al/