Transmetuar më 09-11-2019, 12:26

Abuzon seksualisht me të dashurit e dy vajzave të saj dhe përfundon pas hekurave. 42-vjeçarja amerikane Coral Lytle nga Vaslia e Kalifornisë , u vu nën akuzë për përdhunimin e dy djemve, njëri 14 dhe tjetri 15 vjeç, të dashurit e dy vajzave të saj.

Duket se gruaja përfitoi nga fakti se adoleshentët frekuentonin shtëpinë e saj për të bijat, për ti detyruar që të bënin seks me të.

Gruaja abuzoi seksualisht në disa raste me të miturit, deri kur njëri prej tyre e denoncoi.

Lytle abuzonte me djemtë në vende publike, pasi shkonte dhe i merrte në shtëpitë e tyre dhe më tej i kthente sërish.

Që të dy djemtë pësuan shok, sa që siç deklaron babai i njërit prej tyre, i biri ra në depresion dhe nisi të mendonte për vetëvrasjen.

Këtë të martë, gjykata dha dënimin ndaj saj, duke e dënuar me katër vite burg.

Ngjarjet për të cilat gruaja u shpall fajtore janë shënuar gjatë vitit 2017. /a.y/noa.al/