Transmetuar më 09-11-2019, 11:44
Arma e sekuestruar

Një person i cili lëvizte i armatosur është arrestuar nga forca e posaçme “Shqiponja” në Shkodër.

Mbrëmjen e kësaj të premteje u bë arrestimi në flagrancë i 34-vjeçarit Edmond Prendashi, banues në fshatin Mali Kolaj, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet policore kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me të cilin i riu po qarkullonte.

Gjatë kontrollit të ushtruar, Prendashit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me një krehë me 15 fishekë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”. /a.y/noa.al/