Transmetuar më 09-11-2019, 09:18
Foto ilustruese
Një person është vënë në prangat e policisë në zonën e Kamzës, pasi u spiunua se kishte armë.
Mbrëmjen e kësaj të premteje, u bë kurorëzimi i operacionit të koduar “Paskuqani”, duke çuar në arrestimin e I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan, pas informacioneve se mbante armë në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.
Kjo bëri që 50-vjeçari të vihet në prangaat e policisë nën akuzën e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë. /a.y/noa.al/