Transmetuar më 08-11-2019, 23:35

Vihet në pranga një punonjës i burgut të Rrogozhinës.

Ai është arrestuar mbrëmjen e sotme, pasi tentoi të fuste lëndë narkotike në qeli.

Në pranga është vënë Pëllumb Sinani, të cilit në momentin e arrestimit iu gjetën 60 gramë kanabis. Policia tha pas ngjarjes se po kryhen hetimet, për ngjarjen, nëse ka edhe të tjerë të implikuar dhe se kush e kishte porositur lëndën narkotike. /NOA.al