Transmetuar më 08-11-2019, 23:16

Profesori Klodian Muço u shpreh se në 2022 kur Shqipëria të kapi nivelin maksimal për pagesat e PPP, nuk do të ketë më lekë për të paguar rrogat e punonjësve.

“Ishte plani që të ndërtoheshin PPP e famshme një miliardë euro investime në tetë rrugë kryesore, që do ishin investime strategjike. Si përfundim këto një miliard euro përfunduan në tre rrugë të vetme "Rruga e Arbërit", "Milot Balldren" dhe tjetra "Orikum-Dukat". Të shpenzohen 450 milionë euro për një rrugë që ku është përfitimi? Sepse Maqedonia nuk është shprehur pozitivisht që do ta lidhë këtë rrugë me pjesën shqiptare”, tha Muço, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora.

“Ku është përfitimi i Shqipërisë që do të ndërtojë një rrugë siç është Milot-Balldreni që të shpenzohen 300 milionë euro? Ku është rentabiliteti? Ne po shkojmë drejt gropës, sepse për borxhin publik, ministria thotë një borxh dhe KLSH-ja thotë një tjetër. Si përfundim Banka pranoi vlerën e KLSH-së, që është 72%. Në 2022, kur Shqipëria të kapi nivelin maksimal të pagesave për këto PPP, me shumë gjasa nuk do të ketë më lekë as për rroga”, u shpreh Klodian Muço./NOA.al