Përgatitjet për zgjedhjet e 2021, PS-ja zbulon “prapaskenat” para takimit të nesërm në Tiranë
Transmetuar më 08-11-2019, 21:25

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me krenari tregoi mbi përgatitjet që Partia Socialiste ka bërë sot, lidhur me takimin e nesërm, mbi përgatitjet për zgjedhjet e 2021.

Ky takim vjen në një kohë, kur PD-ja dhe opozita kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

PS-ja mbledh nesër strukturat e Tiranës, ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të mbajë edhe një fjalim para elektoratit socialist, në “Parkun Olimpik”.

PS-ja organizoi në Pallatin e Sportit në Elbasan dy ditë më parë takimin e parë, në kuadër të riorganizimit të saj për “sfidën e vitit 2021”, rreth zgjedhjeve të ardhshme.

Mbi përgatitjet për takimin e kryeqytetit, përveç Spiropalit merrnin pjesë ministra, si Etilda Gjonaj, Ogerta Manasterliu, duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, apo edhe figura të tjera të PS-së, si Vorpsi, Bushati, kreu i FRESSH etj.

Elisa Spiropali dhe këtë mesazh pas takimit të sotëm, “gati për nesër, Parku Olimpik ora 9:30.”/NOA.al

Loading...
Loading...