Riorganizimi i strukturave, LSI emëron drejtuesin e ri
Transmetuar më 08-11-2019, 21:02

Partitë opozitare që dogjën mandatet, janë vënë prej kohësh në një proces riorganizimi.

Në kuadër të riorganizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve në strukturat e partisë, Kryesia Ekzekutive e Lëvizjes Socialiste për Integrim emëroi sot Sekretar të Pushtetit Lokal, Petrit Sinën.

Sina ka mbajtur më parë postin e kryetarit të bashkisë së Beratit.

Por pasi kjo bashki i kaloi PS-së më 30 qershor, LSI i ka besuar një tjetër pozicion të rëndësishëm ish-kryebashkiakut të Beratit.

Në pritje të zgjedhjeve të prakohshme lokale dhe parlamentare, LSI, i ka besuar postin e rëndësishëm Petrit Sinës, për konsolidimin e partisë së tretë më të votuar në vend./NOA.al

Loading...
Loading...