Transmetuar më 08-11-2019, 20:08

Shirat kanë mbërthyer pjesën më të madhe të Europës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Anglia ishte vendi më i prekur sot nga përmbytjet e shumta.

Krahina të shumta në Angli janë përmbytur nga shirat e shumtë që ranë në orët e fundit.

Banorët braktisën banesat, pas përmbytjeve, ndërsa në operacion për shpëtimin e tyre u përfshinë me qindra ekipe shpëtimi.

Zjarrfikësit përdorin anije për të shpëtuar blerësit e bllokuar në disa qendra tregtare, pas përmbytjes masive.

Pamjet nga ajri tregojnë përmbytjet “biblike” të qyteteve të ndryshme në Angli.  /NOA.al/