“Jo-ja” për negociatat, Rama: Vendi ndihet si varkë në det, na morën busullën
Transmetuar më 08-11-2019, 19:14

Kryeministri Rama vijon ta vuajë vendimin e Këshillit Europian për mos hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

Ai thotë se Shqipëria ndihet si një varkë e mbetur në mes të detit, pasi busullën e orientimit ia kanë marrë me forcë.

“Në këtë këtë moment, vërtetë që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën”, tha Rama në fjalën që mbajti në Forumin e Davosit, në Gjenevë.

Gjithashtu, Rama tha se vitet e fundit vendimet në BE janë bërë të paparashikueshme. Sipas tij vendet që tentojnë futjen në Evropë nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë sepse natyra e vendimeve në Këshillin Evropian është shumë e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së.

“Nëse procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, të paktën, nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri. Ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme.

Ndërsa flasim nuk kemi më shumë mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së, sesa nga çfarë bëjmë, apo nuk bëjmë ne”, vijoi kreu i qeverisë shqiptare. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...