Transmetuar më 08-11-2019, 18:30

Lulzim Basha reagoi për hetimin mbi lobimin rus, dhe pas vendimit të Prokurorisë e cila e akuzon vetëm për falsifikim të formularit.

Pas takimit me të rinjtë në Shkodër, Basha tha se Prokuroria e përdorur prej Edi Ramës sot u tërhoq.

“Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë. Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp”, tha Basha.

Sipas tij, 90 përqind e akuzës u çmontua, dhe 10 përqind do çmontohet në gjykatë.

Ai thotë se lidhjet me rusët i ka vëllai i Aleksandër Vuçiç, siç e quan Basha Edi Ramën.

“90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para shqiptarëve. Dhe atë 10% do ta çmontojmë në gjykatë, vetëm përmes të së vërtetës. Na akuzuan për agjentë rusë, për pastrim parash. 90% ka rënë, edhe 10% do ta çmontojmë. Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur rus në Ballkan”, u shpreh Basha për mediat. /k.k/noa.al/