Transmetuar më 08-11-2019, 16:49
Redjan Rraja, prokurori Arjan Ndoja

Redjan Rraja, i dyshuar si autor i atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka kërkuar sot të lirohet.

Avokati i tij mbrojtës tha se ka folur me prokurorët e çështjes, dhe se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

“Bëra një takim me prokurorin në mënyrë që të marr kopje të akteve, por të shohim. S’ka asnjë lidhje me vendngjarjen, asnjë lidhje me gjurmët e pretenduara dhe me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë histori”, ka thënë avokati.

34-vjeçari akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit, Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur në datën 1 nëntor.

Një ditë më parë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. /k.k/noa.al/