Transmetuar më 08-11-2019, 14:45
Elsi Kosiqi

Një shpërhtim eksplozivi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dibër.

Ngjarja u shënua në fshatin Maqellarë, në murin e banesës së Gazmir Kosiqit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, por veç dëme materiale.

Ky i fundit është babai i Elsi Kosiqit, biznesmenit 32-vjeçar të vrarë në mars të vitit 2018 në oborrin e shtëpisë.

Si të dyshuar për vrasjen e Elsi Kosiqit policia arrestoi 25-vjeçarin Mahmut Gegën.

Nga hetimet e deritanishme mendohet se pista kryesore e motivit të krimit është ajo e konkurrencës për trafikimin e lëndëve narkotike. Kjo pasi prej vitesh Kosiqi dhe Gega ishin përfshirë në konflikte mes tyre.

Viktima, kishte punuar për disa vite në Itali, ku bashkë me vëllezërit kishin ngritur një hotel 5 katësh në zonën e llixhave në Dibër.

Ndërkohë lidhur me shpërthimin e sotëm hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al/