Transmetuar më 08-11-2019, 14:19

Edhe pse jo shumë aktive në skenën shqiptare, këngëtarja Adelina Ismaili është tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar për talentin dhe vokalin e saj ndër vite.

Adelina Ismaili, ka publikuar së fundmi në ‘Instastory’ diçka që e ka revoltuar së tepërmi.

Ajo  akuzon dy këngëtarë të tjerë kosovarë të cilët sipas saj po i vjedhin produktin muzikor dhe krijimtarinë dhe paralajmëron se së shpejti do i ndjekë në gjyqe.

“Nëse ka një arsye pse po i gëzohem krijimit së qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”, ka shkruar këngëtarja e njohur.

Ky shpërthim i këngëtares ka ardhur pasi një nga këngët e saj më të dashura që ka kënduar pas luftës, “Shko n’RrS” është interpretuar këtë vit nga Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu në një emision për Vitin e Ri 2020./b.l/noa.al/