Transmetuar më 08-11-2019, 13:47

Numri 2 i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, doli sot para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, në kuadër të procesit të vetingut në polici.

Nga verifikimet e bëra për Adriatik Agon, rezultoi se ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.

Ai ka arritur të argumentojë burimin e blerjes së dy apartamenteve, ku njërin e kishte blerë nga komunalja dhe tjetri i dhuruar nga prindërit pas ndarjes së pasurisë. Po ashtu ai ka justifikuar edhe blerjen e një makine “Fiat Croma”, prej 2500 euro.

Ago rezulton i diplomuar në shkollën e policisë dhe pa asnjë masë disiplinore.

Më herët paraditen e sotme Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, shkarkoi shefin e ankesave të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Oltion Shehu.

Me këtë vendim shefi i ankesave nga SHÇBA, përjashtohet në radhët e policisë.

Vendimi për Agon do të merret nga trupa gjykuese e përbërë nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. /a.y/noa.al/