Transmetuar më 08-11-2019, 13:24

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor ka dhënë mesazhe të qartë per Shqipërinë, gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos.

Duke folur për Shqipërinë, ai ka theksuar se “themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”.

Palmer ka bërë apel për dialog në vend dhe për marreveshje specifikuar sipas tij, “mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”.

“Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike.

Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, u shpreh Palmer./b.l/noa.al/