Transmetuar më 08-11-2019, 12:57

Ka mjaft gjëra që nuk duhet t’i ruani në banjën tuaj. Ilaçet, make-up dhe brisqet janë tre më kryesoret, por lista është shumë më e gjatë sesa kaq.

Po ju rendisim më poshtë gjërat e tjera që nuk duhet të mbani.

1.Peshqirët

Banjat janë vende të lagështa dhe janë baza për të rritur bakteret. Nëse vendosni ta mbani peshqirin në banjë, duhet të siguroheni që ta varni siç duhet.

2.Rrobat e banjës

Ashtu si me peshqirët, bakteret dhe kërpudhat mund të vendosen lehtësisht tek rrobat të banjës.

3.Librat dhe revistat

Ne nuk presim që të keni vendosur raftet e librave tuaj në banjë, por disa njerëz dëshirojnë të kenë diçka për të lexuar kur janë duke bërë dush, apo kur janë duke kryer nevojat e tyre personale. Librat dhe revistat thithin shpejt lagështi në banjën tuaj.

4.Stolitë

Disa njerëz i ruajnë vathët e tyre në banjë sepse aty është pasqyra, e cila është e dobishme kur shkoni për t’i futur ato. Për fat të keq, ajo lagështi për të cilën kemi biseduar më parë bën që stolitë të prishen më shpejt sesa kur i ruani në një dhomë gjumi. Sidomos stoli argjendi është shumë i ndjeshëm ndaj lagështirës.

5.Parfumet

Një send tjetër që shumë njerëz ruajnë në banjë është parfumi. Fatkeqësisht, ndryshimet e papritura të temperaturës ndikojnë në molekulat e parfumit.