Transmetuar më 08-11-2019, 12:53
Redjan Rraja, prokurori Arjan Ndoja

Avokati i Redjan Rrajës, 34-vjeçarit të ndaluar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja ankimoi ditën e sotme vendimin e shkallës së parë. Kjo pasi shkalla e parë e gjyqësorit vendosi si masë sigurie "Arrest me burg".

Rraja akuzohet për veprat penale ‘vrasje e funksionarëve publik’, ‘armëmbajtje pa leje’ si dhe ‘vrasje e mbetur në tentativë’.

Rraja u ndalua pasditen e të hënës teksa udhëtonte me automjetin e tij drejt Hanit të Hotit.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës iu gjetën dhe sekuestruan dy telefona, të cilët u dërguan për ekzaminim.

Deri tani, 34 vjeçari nuk ka pranuar që të flasë si dhe ka mohuar që të ketë gisht në ngjarje.