Atentat mafioz, polici ekzekutohet me 150 plumba
Transmetuar më 08-11-2019, 12:43

Një punonjës policie në Meksikë është ekzekutuar nga dy persona, teksa ishte duke dalë nga makina.

Mësohet se punonjësi i policisë, Eduardo ‘N’, 32-vjeç ishte një nga efektivët që mori pjesë në arrestimin e djalit të "El Chapos".

Nga ekspertiza e ngjarjes bëhet e ditur se viktima është qëlluar me 150 plumba, ndërsa atentati zgjati vetëm 30 sekonda.

Djali i "El Chapos" u arrestua disa ditë më parë, por policia u detyrua ta linte të lirë, për shkak të luftës që shpërtheu mes bandës së tij e policisë dhe duke shmangur kështu vrasjen e qytetarëve të pafajshëm.

Loading...
Loading...