Probleme me shëndetin, Lady Gaga anulon performancën në Las Vegas
Transmetuar më 08-11-2019, 12:44

Lady Gaga ka anuluar performancën e saj në Las Vegas për shkak të bronkitit. Në një postim ku kërkonte falje, këngëtarja njoftoi se është e dobët fizikisht dhe sëmurë.

“Me keqardhjen e saj më të madhe Lady Gaga njofton anulimin e performancës së sotme në Park MGM sepse është sëmurë nga një infeksion i sinusit dhe bronkiti,”-shkroi në Tëitter, Park MGM.

Ndërkohë këngëtarja publikoi një foto të saj ku dukej sëmurë. Performanca e planifikuar e Gagës do mbahet të sot në mbrëmje 8 nëntor.

"Ajo planifikon të kthehet në skenë për shfaqjen e saj të planifikuar të premten, 8 nëntor,"- shtoi Park MGM. Koncerti u anulua vetëm dy orë para orarit të planifikuar.

Ndërkohë pak ditë më parë në një intervistë për Elle Gaga foli për spekulimet rreth një marrëdhënie mes saj dhe Bradley Cooper. Ajo sqaroi se performanca e paharrueshme e saj me regjisorin në Academy Aëards ishte thjesht një shfaqje.

“Sinqerisht, mendoj se mediat shumë të trasha. Ne kemi bërë një histori dashurie. Për mua si interpretuese dhe si aktore, sigurisht që dëshironim që njerëzit të besonim se ishim të dashuruar. Dhe dëshironim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në Oscars.

Donim të kalonte nëpër lentet e kamerës dhe të shikohej në çdo televizion. Kemi punuar shumë për të. Kemi punuar për ditë të tëra. Ne hartuam çdo gjë, ishte orkestruar si shfaqje”, tha këngëtarja./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...