Kërcënon punonjësit e Bashkisë Kamëz, kapet me armë
Transmetuar më 08-11-2019, 10:58

Një operacion policor i koduar “Valiasi” ka vënë në pranga një person i cili për shkak të detyrës kërcënoi punonjësit e bashkisë Kamëz.

I arrestuari është R. S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.

I dyshuari është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S.

Ggjatë momentit që 61-vjeçari po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...