Transmetuar më 08-11-2019, 10:38

“Kemi kapur një nga katër gratë e Abu Bakr al-Baghdadi”. Ky lajm vjen rreth dhjetë ditë pas vdekjes së ish-liderit të shtetit islamik, si pasojë e një sulmi nga autoritetet amerikane në provincën e Idlib në Siri, ndërsa u dha nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili megjithatë nuk dha detaje për operacionin.

Po ashtu këtë fillim javë autoritetet turke deklaruan se kanë arrestuar edhe motrën e liderit ekstremist islamik, Rasmiya Awad, e ndaluar në qytetin e Azaz, në provincën e Aleppo, në veriperëndim të Sirisë. Bëhet fjalë për një fitore të dyfishtë të Turqisë, e cila nuk mund të mos nxirrte në pah rolin e sa në nivel ndërkombëtar, në luftën kundër ISIS.

Awad ishte me të shoqin, nusen e djalit dhe katër fëmijët, kur u arrstua. 65-vjeçarja akuzohet si pjesë e grupit ekstremist ISIS dhe cilësohet si një “minierë ari” për informacione.

Aktualisht në kërkim është shpallur vëllai i Al-Baghdadi, Juma, i cili sipas agjencisë informatve irakene, për muaj me radhë ka qëndruar në Stamboll, shkruan noa.al.

Gjatë muajve të fundit, siç shkruajnë mediat ndërkombëtar, Juma ishtë ndër korrierët më të besuar për kalimin e informacioneve ndaj komandantëve të ISIS në Irak.

Sulmi ku lideri i ISIS mbeti i vrarë, ndodhi më 29 tetor, teksa Al Baghdadi u gjet i fshehur në një tunel./a.y/noa.al/

Pentagoni publikon pamjet e vrasjes së kreut të ISIS, Al Baghdadi

Trump: Al Baghdadi u hodh në erë, vdiq duke qarë, bashkë me tre fëmijët