Adoleshentja vret me thikë vëllanë 3 vjeç, prindërit në shok
Transmetuar më 08-11-2019, 10:17

Policia gjermane ka arrestuar një vajzë 15 vjeçe të akuzuar për vrasjen e vëllait të saj 3 vjeç.

Mbrëmjen e së mërkurës, e reja mori një thikë në kuzhinë dhe qëlloi për vdekje të miturin. Pas krimit adoleshentja u arratis, duke bërë që policia të vihet në ndjekje të saj me helikopterë, makina dhe efektivë të shumtë në një perimetër prej mbi dy kilometër.

Policia gjermane e Bielefeld deklaroi se deri më tani nuk është zbuluar motivi i krimit. Rasti në fjalë tronditi thellë opinionin publik gjerman. Ishin prindërit e të miturit, një çift me origjinë polake, ata që gjetën trupin e djalit të pajetë, me disa goditje thike.

Pas njoftimit të policisë, dshimet ranë mbi 15-vjeçaren Oliwia-Marta K. Kështu u organizua operacioni për kapjen e saj, e cila u gjurmua pas disa orësh dhe u arrestua, shkruan noa.al.

Prindërit e fëmijës së ndjerë nuk dinë të japin një arsye për ngjarjen e rëndë, ndërsa për shkak të shokut po ndiqen me psikologë. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...