Pas shumë vitesh moderatorja e njohur i rikthehet këngës
Transmetuar më 08-11-2019, 08:42

Moderatorja e njohur Gerta Heta vite më parë mori famë në sajë të lirshmërisë së saj por edhe si këngëtare.

E ftuar këtë të enjte në emisionin “Ftesë në 5”, ajo tregoi se nuk do të vonojë dita kur do e shohim sërish të këndojë.

Gerta kujtoi kohën kur këndonte nëpër koncerte dhe instruktonte mikeshat e saj që të kërcenin për të ndezur atmosferën, duke pranuar se ndjen nostalgji për ato vite.

E pyetur nga moderatorla, showgirl-i i njohur i viteve 2000, zbuloi se ka në plan t’i rikthehet muzikës.

Madje ajo shtoi se është në kërkim të një materiali të përshtatshëm për të. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...