Transmetuar më 07-11-2019, 22:17

Dy persona në Itali, ish-pjesë e grupeve Longobardi dhe Beneduçe në Napoli , janë liruar nga burgu pas 10 vitesh.

Gjatë daljes së tyre, ata janë pritur me orkestër dhe me fishekzjarre.

Sipas mediave italiane, Xhovani Iliano, 48 vjeç, i njohur me nofkën “Fazulilo”, dhe Silvio de Luka, 41 vjeç, i njohur si “Silvioto xhuxhi”, janë pritur nga një turmë dashamirësish.

I pari u arrestua në vitin 2010 pasi kishte lidhje me kryemafiozin Gaetano Beneduçe, menjëherë pasi i shpëtuan një sulmi nga njerëzit e Xhenaro Longobardi.

Ndërsa De Luka u arrestuan për zhvatje bashkë me katër anëtarë të tjerë të një grupi që ka lidhje pikërisht me Xhenaro Longobardin.

Më poshtë keni pamjet se si janë pritur 2 të liruarit pas daljes nga burgu./a.k/noa.al/