Transmetuar më 07-11-2019, 20:48

Presidenti i Francës, Emanuel Macro vijon t’i qëndrojë idesë së tij se Bashkimi Europian duhet të reformohet, dhe më pas të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për revistën “The Economist”, kreu i Elizesë ka thënë se “nëse duam një Evropë të fuqishme, ajo duhet të lëvizë më shpejt dhe  të jetë më e integruar”.

Dhe kjo qasje sipas tij, nuk i shkon për shtat zgjerimit në këto momente.

“Të paktën, nëse themi se do të përpiqemi, do të investojmë, do t’i  nxisim bizneset të lëvin me shpejtësi përpara, do të investojmë për  zhvillimin, kulturën dhe edukimin, kjo do të kishte kuptim. Por është  absurde të hapësh një proces thjesht burokratik.

Pra, bindja ime është se, së pari, ne duhet të reformojmë procedurat  tona të anëtarësimit, të cilat nuk janë më të përshtatshme për qëllimin e  tyre, nuk janë strategjike”, u shpreh Macron. /k.k/noa.al/