Transmetuar më 07-11-2019, 20:34

Pëllumbi, një emër i njohur i skenës me zërin e tij të veçantë rrëmbeu zemrat e të vegjëlve me një këngë.

“Qingji” është kënga e preferuar e fëmijëve, e cila interpretohet me shumë talent nga Pëllumbi.

Kënga që u publikua para tetë vjetësh tani ka mbi 200 milionë klikime në kanalin e YouTube.

Ai njihet edhe për këngë të tjera si: “Sherri i vogël”, “Qeni”, “Stili travollta”, “Rokoko”, e disa të tjera, ku veçohet paraqitja e tij në videoklipe.

U bënë mbi 10 vite që nga debutimi i tij me këngë për fëmijë dhe ai aktualisht është 18-vjeç.

Këtë vit ai kreu shkollën e mesme dhe është bërë një djalosh mjaft simpatik./a.k/noa.al/