Transmetuar më 07-11-2019, 20:06

Fund i dhimbshëm për një vajzë të re shqiptare e cila humbi jetën në autostradën Asti-Cuneo në rajonin piemontez të Italisë.

Incidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur vajza 25 vjeçare shqiptare, me inicialet L.I., dyshohet se është përplasur nga një automjet në autostradë.

Sipas mediave italiane 25-vjeçarja kishte parkuar makinën e saj në një vendndalim në autostradën Asti-Cuneo dhe po ecte në këmbë përgjatë autostradës, por nuk është e qartë nëse po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Ka qenë ky momenti që vajza është goditur nga automjeti tjetër dhe e ka lënë të vdekur në vend.

Sipas raportimit të medieve italiane, shoferi pasi ka goditur të renë, ka kaluar në gjendje shoku dhe është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Po punohet nga autoritetet vendase për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.

Raportimit të gazetës lokale Alba, disa komentues i shtuan dyshimin se ngjarja ishte një vetëflijim. /a.k/noa.al/