“Reformë zgjedhore edhe me partitë jashtëparlamentare”, raportuesit e KiE thirrje politikës
Transmetuar më 07-11-2019, 18:59

Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për monitorimin e Shqipërisë, i bëjnë thirrje klasës politikë që të marrë përgjegjësitë dhe të zgjidhin krizën në vend.

Pas një vizite në Tiranë, Andrej Hunko (Gjermani, UEL) dhe Joseph O’Reilly (Irlandë, EPP / CD), kërkojnë sa më parë reflektim, dhe kriza të marrë fund.

Ata shprehen kritikë më vendimin e opozitës për të lënë mandatet, duke e konsideruar Parlamentin si vendin për dialog.

Por po ashtu, kërkues janë edhe me mazhorancën në pushtet.

"Ne ritheksojmë qëndrimin tonë se Parlamenti është forumi për dialog dhe diskutim politik, dhe për këtë arsye bojkotimet dhe djegia e mandateve nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike.

Në të njëjtën kohë, mazhoranca duhet të angazhohet në dialog të mirëfilltë me opozitën për reformat e rëndësishme dhe sfidat politike me të cilat po përballet vendi”, janë shprehur dy bashkë-raportuesit për Shqipërinë”.

Zyrtarët kërkojnë që të mos lejohet percipitimi i situatës deri në minimin e pluralizmit politik.

Ata mirëpritën opinionin e fundit të Komisionit të Venecias për "fuqinë" e Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve, i cili thotë qartë se megjithëse Presidenti "mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale pa një bazë të veçantë ligjore" kjo, sipas këndvështrimit të tij, nuk e garanton gjykimin e e Presidentit.

Sipas tyre, reforma zgjedhore është e domosdoshme të hartohet nga të gjitha partitë politike, dhe ato joparlamentare. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...