Transmetuar më 07-11-2019, 18:40

Për kryetarin e Partisë Demokratike nuk ka asnjë dyshim se vendi duhet dhe do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në një komunikim me gazetarët pas takimit me të rinjtë në Vlorë, Lulzim Basha tha se bashkë me rininë do ia arrijë për të përmbushur këtë domosdoshmëri.

“Është një takim me rininë, një rrugëtim që nis me rininë për të shkuar drejt zgjidhjeve dhe padyshim drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën kohë”, u shpreh skreu i opozitës.

Basha tha se ka propozime për reformën zgjedhore, ndërsa u shpreh se nuk parashikon se kur do të mbahen zgjedhje të parakohshme. /k.k/noa.al/