Transmetuar më 07-11-2019, 18:30

Në Siri e ëma e Alvinit që e mori të birin me vete ndryshoi emër dhe u quajt Yushra dhe u martua me një xhihadist shqiptar, ku pati edhe një djalë tjetër.

Raportohet se Valbona humbi jetën me xhihadistin shqiptar dhe djalin e tyre gjatë një shpërthimi kur po udhëtonin me makinë.

Gjatë shpërthimit mbeti i plagosur dhe Alvini, duke marrë  dëmtim në këmbë.

Sakaq, e përditshmja italiane “Corriere della Sera” ka siguruar disa përgjime, ku Alvini ka folur dy herë me babanë në telefon.

“Ajo është e veshur si ninja”, i thoshte vogëlushi babait për nënën e tij. Më pas, Alvini i kishte thënë të atit se donte të shkonte në shtëpi dhe të shkonte në shkollë.

“Këtu kam frikë sepse ka aeroplanë që lëshojnë bomba”, i ka thënë më tej Alvini të atit. “Unë i thash asaj le të shkojmë tek babi sepse duhet të shkoj në shkollë. Por ajo nuk do më lejojë”, vazhdonte vogëlushi.

Afrimi më tej ka bërë të ditur se ka arritur të komunikonte në telefon me Valbonën, para se ajo të vritej, kur ai i tha ta kthente djalin mbrapsht, ndërsa ajo i ishte përgjigjur: “Për të vdekur kemi gjithsesi”, raporton “Corriere della Sera”, në një nga historitë më tronditëse.

Ishte ministri Sandër Lleshaj, i cili sot nga Bejruti, dha lajmin e mirë se Alvini ka shpëtuar dhe po kthehet tek i ati në Itali. /NOA.al