Transmetuar më 07-11-2019, 17:27

Vlora ishte destinacioni i kryedemokratit Lulzim Bashan ë vijim të turit të takimeve me qytetarët.

Duke e konsideruar rininë si pjesën më të pakompromentuar të shoqërisë, Basha tha se kjo kategori është braktisur nga Qeveria.

“Këto katër ditë kam pasur fatin të jem me të rinjtë e Elbasanit, Shkodrës dhe ja ku jemi tani në Vlorë. Ky tur ka një qëllim të shikohemi sy më sy dhe të bisedojmë hapur mbi gjendjen tuaj, mbi hallet që ju shqetesojnë sot dhe nesër, dhe zgjidhjet që ne ju propozojmë por që edhe ju kerkoni, por edhe që ta përfundojmë këtë tur me një ndryshim siç ju e meritoni sidomos për të rinjtë e këtij vendi.

Ka shumë faktorë që do të vendosin shpejtësinë e këtij angazhimi, por faktori numër 1 është energjia dhe pasioni i rinisë shqiptare. Ne kemi shumë shpresë te rinia. Dhe këtu janë 3 faktorë.

Sepse Rinia është pjesa më e pakompromentuar e shoqërisë. Sepse është me pjesa më europiane e Shqipërisë, në dëshirat, në talentin, por fatkeqësisht jo në mundësi. Dhe sepse vetëm rinia mund dhe duhet të marrë fatet në dorë të Shqipërisë europiane.

Ka ardhur koha të mos bëjmë më kompromis as me vlera, as me projekte, por rruga më e mirë është t’i hapim rrugën rinisë, dhe kjo bëhet me shanse”, u tha Basha të rinjve.

Ai u ndal edhe te një prej plagëve më të rënda të viteve të fundit, që ka të bëjë me largimin e të rinjve nga Shqipëria.

“Fatkeqësisht të rinjtë nuk e gjejnë të ardhmen në Shqipëri, por ikin në dhe të huaj. Por dheu i huaj nuk mund të bëhet si në vendin tonë. Dhe ju i dini fare mirë. Vlora ka një shkallët më të larta të emigracionit në Shqipëri. Shqiptarët janë një rracë e zgjuar që priren drejt suksesit, që janë konkurentë të papërballueshëm.

Por sot jemi në një Vlorë dhe Shqipëri që ofron paga të ulta, frigoriferë bosh dhe një boshllëk ekonomik, nga një ekonomi që nuk ofron mundësi, por i shkatërron ato”, vijoi kryedemokrati.

Basha reagoi edhe për lirimin e vogëlushit Alvin Berisha nga kampi Al-Hol, në Siri, teksa falenderoi autoritetet italiane, por tha se tragjedia nuk ka mbaruar ende pasi ka dhjetëra fëmijë që janë në kampe. /k.k/noa.al/