Transmetuar më 07-11-2019, 17:14

Kryebashkiakja në Bolivi është sulmuar nga protestuesit të cilët e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë.

Ajo para se të tërhiqej zvarrë nga turma e tërbuar nëpër rrugë, u lye me bojë të kuqe dhe madje i prenë edhe flokët.

Protestuesit e gjunjëzuan dhe e detyruan kryebashkiaken, që të nënshkruante dorëheqjen e saj.

Turma e fajësoi atë për vdekjen e dy protestuesve të opozitës, si dhe pengimin e protestës së tyre.

Kryebashkiaku Patricia Arce u tërhoq nga bashkia e qytetit në Vinto, nga burra të maskuar e të zemëruar, të cilët brohorisnin “vrasje, vrasje” dhe i prenë flokët.

Arce u la i lirë pas katër orësh degradimi, ndërsa bashkia e qytetit ishte djegur. U desh ndërhyrja e forcave speciale, që negociuan me protestuesit.

Bolivia është përfshirë nga një dhunë e paparë, që nga rizgjedhja e Evo Morales në 20 tetor. Protestuesit pretendojnë se zgjedhjet u manipuluan dhe zemërimi i tyre ka kaluar gati në tërbim, pasi mes tre të vdekurve deri tani, është edhe një studente./NOA.al