Transmetuar më 07-11-2019, 16:35

Deputeti i opozitës së re parlamentare, Lefter Maliqi, tha sot në një dalje për mediat se shumë shpejt emri i një kryebashkiaku të PS-së do të bëhet publik, se thith drogë e heroinë.

Ai ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama, ndërsa tha se ai është i sëmurë dhe nuk heq dorë nga vesi për t’u takuar me kriminelë.

“Ky kryeministër është i sëmurë, nuk heq dorë nga vesi për t’u takuar me kriminelë. E mbushi parlamentin me kriminelë. Ke kryebashkiakë kriminelë. Dy ikën. I treti është i Vaut të Dejës.

“I katërti po jua them ju, një pjesë e medias e dinë, do të dalë shpejt, nëse nuk del ka ndërhyrje. Është i tillë që thith mall, kryetar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, që thithë drogë, heroinë. E di se e kam burim tepër të sigurt”, u shpreh deputeti Lefter Maliqi.

Ai nuk dha më tej detaje, sesi do të bëhet publik emri i tij, nëse ka prova për ta vërtetuar një gjë të tillë, gjithsesi, ka qenë ky reagimi i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. /NOA.al