Transmetuar më 07-11-2019, 16:14

Mbi akuzat e shumta që e kanë shoqëruar, lidhur me organizimin e festivalit të RTSH-së, duke aluduar se më kërkesë të saj janë rritur ndjeshëm shpenzimet, dhe jo vetëm që nuk pritet të ketë mrekullia, por garuesit dhe fituesit e mundshëm janë miq të saj, ajo nuk ka reaguar asnjëherë.

Regjisorja e njohur, Vera Grabocka, ka preferuar heshtjen përballë këtyre akuzave, por ka zgjedhur sot një formë tjetër si kundërpërgjigje.

Ajo ka bërë publike në rrjetet sociale një foto me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, për të treguar ndoshta se vlerëson njerëzit e duhur dhe ata që bëjnë diferencën në fushat e tyre përkatëse.

/NOA.al