“Më ndiqte kudo”, Jona Spahiu tregon si është njohur me bashkëshortin
Transmetuar më 07-11-2019, 15:40

Historia e tyre ndodhi shumë shpejt. U duk sikur u martuan, u bënë me fëmijë në një kohë shumë të shkurtër. E ftuar mbrëmë në  “Soirée”, moderatorja e njohur Jona Spahiu ka treguar si është njohur me Frenklin.

Normalisht që hapin e parë e ka bërë Frenkli, sepse me natyrën e rezervuar që ka Jona, sigurisht që ajo nuk do ta bënte ajo hapin e parë. “Frenkli normalisht. Kush do ta besonte prej meje që Jona e rezervuar të hidhte hapin e para”,-ka thënë Jona.

Ndërkohë, Jonida e pyet nëse ajo kishte kuptuar ndonjë gjë. “E kisha kuptuar pak sepse e shihja shpesh në punë kur ai s’duhet të ishte në punë në fakt dhe se dija se çfarë bënte aty rreth e rrotull, paradite, pasdite, kishte emision, s’kishte emision, kishte ndeshje, s’kishte ndeshje. Unë përplasesha me të tek garderoba, tek grimi, nëpër shkallë. Ishte e çuditshme, si ka mundësi po më ndodh”,-është shprehur Jona.

Ndërkohë, Jona ka shtuar se Frenkli i kishte idetë e qarta dhe se ishte i bindur se do të arrinte të fitonte zemrën e saj. “Frenkli është natyrë që pak herë i ka ndodhur që të mos i arrijë gjërat që do. Po i vuri një qëllim vetes ia arrin dhe në fund rezultoi që ky ishte një qëllim që i kishte vendosur vetes”,-ka thënë Jona Spahiu./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...