Veprimi i veçantë i një burri për ditëlindjen e tij të 40-të
Transmetuar më 07-11-2019, 15:13

Luca Marenco ka një jetë të qetë, një vajzë të vogël dhe një pasion të madhe për akulloret, teksa ka dhe pastiçerinë e tij Lung’Orba në Ovada, në provincën italiane të Aleksandrisë.

Kështu ai mendoi se nuk kishte nevojë për më shumë gjëra për të qënë i lumtur, ndaj për ditëlindjen e tij të 40-të, nuk kërkoi dhurata për vete, por pako me ushqime pëër njerëzit neë nevojë duke ia dhuruar Caritasit.

Një nismë e ndërmarrë në rrjetet sociale me hashtagun #unKgdiAuguri (Një kilogramë urime).

Në më pak se një muaj ai mblodhi 300 kilogramë me ushqime të të gjitha llojeve, përfshirë edhe për të sapolindurit.

“Kjo eksperiencë tregon se shumë njerëz kanë dëshirë për të bërë diçka të mirë, mjaftoin ti stimulosh”, thotë Marenco. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...