Transmetuar më 07-11-2019, 14:31

Futbollisti i kombëtares shqiptare Andi Lila tregon detaje për jetën e tij familjare dhe raportin me dy fëmijët.

“Me ardhjen në jetë të fëmijëve, dashuria rritet më shumë. Të them një sekret, unë akoma kam ndrojtje t’i flas me emër.

I flas me dashuri”, u shpreh Andi.

I pyetur për çelësin e suksesit të martesës me bashkëshorten, Ornelën, i ftuar në emisionin "Glamour Zone", Andi u shpreh se është mirëkuptimi që kanë mes tyre.

Andi dhe Ornela janë njohur në moshën 17-vjeçare në bankat e gjimnazit, dhe që atëherë kanë qenë të pandarë.