Transmetuar më 07-11-2019, 13:58

Bashkëkryetari të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri informoi lidhur me diskutimet e mbledhjes së sotme dhe se pritet çdo propozim i Partisë Demokratike apo edhe nga çdo palë e interesuar.

Sipas tij, Partia Demokratike është është pjesë integrale e këtij komisioni pavarësisht se nuk merr pjesë.

“Ky është proces i hapur e transparent, diskutimet dhe draftet i vihen në dispozicon publikut”, u shpreh Gjiknuri.

Për fenomenin e shitblerjes së votave ai deklaroi se nuk parandalohen nga Kodi Zgjedhor, por se janë njerëzit që e shkelin ligjin.

Sipas tij, nëse ka një marrëveshje që një pjesë e propozimeve të Partisë Demokratrike, duhet të diskutohen në komision kjo do ishte një ngjarje e mirë për Shqipërinë.

“Po presim propozimet e PD-së, nëse do të zgjedhim një skemë miks për depolitizimin mbetet për t’u diskutuar jashtë dhe brenda komisionit. Kam një mandat parlamentar, do e përmbush, mbase do e shtyjmë afatin sërish. Nëse PD-ja do të jetë dakord që propozimet e saj të merren parasysh nga komisioni do të ishte një gjë e mirë. Mbledhjet janë të mbyllura se janë mbledhje pune, çdo kapitull që diskutojmë bëjmë edhe seanca dëgjimore”, deklaroi Gjiknuri. /a.y/noa.al/

Reforma Zgjedhore, Hajdari: Ndryshimi i sistemit, pikë kyçe për opozitën parlamentare