Transmetuar më 07-11-2019, 13:41

Ish menaxherja e një hoteli në Karolinën e Jugut është duke u përpjekur të gjejë pronarin e një albumi të humbur fotografish.. Albumi u gjet i humbur rreth një dekadë më parë.

Nicole Ortiz ishte menaxherja e hotelit "InTown Suites" në North Charleston, SC, nga viti 2007 deri në vitin 2012. Gjatë kësaj kohe një turist i hotelit la pas një album fotografish që tregonte udhëtimin e tij në Maine dhe një udhëtim me motor në Kolorado.

Ortiz tha që nuk ishte i sigurtë "se në cilin vit burri qëndroi në hotel, por ishte rreth një dekadë më parë."

Ajo tha se politika e hotelit ishte të mbante pronën e humbur për 30 ditë, por ish-menaxherja e mban sërish albumin me shpresën se një ditë do të gjejë pronarin e saj.

Për të ndihmuar në gjetjen e pronarit, Ortiz vendosi që të bëjë një postim në rrjetin e saj social, facebook.

"Nëse ju djema mund të më ndihmoni të gjej pronarin e këtij albumi, unë do të doja t’i dhuroja kujtimet e tij të çmuara që gabimisht i la pas", shkroi ajo.