Transmetuar më 07-11-2019, 13:38

Pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital si pasojë e shembjes së tavanit të Piccadilly Theatre, në zemër të Londrës.

Është kjo ajo që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure gjatë një spektakli.

Gjithçka teksa po jepej një shfaqe klasike e Arthur Miller, çka bëri që mes të pranishmëve të kishte panik dhe ankth.

Menjëherë u bë evakuimi i të pranishmëve, përfshi edhe artistët. Fatmirësisht të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim për të kuptuar gjithë çfarë ka ndodhur. /a.y/noa.al/