Ju vjen për të qarë? Lërini lotët të rrjedhin, do keni 7 përfitime
Transmetuar më 07-11-2019, 13:18

Jeni të mërzitur, por nuk dëshironi që askush ta kuptojë mërzinë tuaj dhe mundoheni të mbani lotët? Jeni duke vepruar gabim! Mos u përpiqni t’i luftoni lotët, por lërini të rrjedhin lirshëm sepse nga të qarat ka edhe disa përfitime.

Shkenca ju jep plotë shtatë arsye pozitive për të mos i mbajtur lotët.

Hulumtimet nga Universiteti i Tilburgut tregojnë se burrat qajnë mesatarisht një herë në katër javë dhe gratë qajnë mesatarisht 2.7 herë në katër javë.

Kjo nuk është aspak diçka e keqe!

Shikoni përfitimet e të qarit më poshtë:

1.Të qarat ju qetësojnë

Hulumtimet e kryera në vitin 2014 tregojnë se të qara ka një efekt ngushëllues. Në hulumtim është shpjeguar se e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik, i cili ndihmon njerëzit të pushojnë.

2.Jep më shumë mbështetje

Ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se sa ju shqetëson diçka, por befas e kuptojnë më mirë kur qani. Të qash i bën njerëzit të duan të të ngushëllojnë dhe të mbështesin ty.

3.Lehtëson dhimbjen

Kur qani sepse diçka ju bëri të trishtuar, dhimbja shpesh është mjaft e mprehtë, por ndjeheni të lehtësuar pasi qani. Studiuesit zbuluan se trupi juaj prodhon oksitocinë dhe endorfinë kur qan. Këto përbërës i bëjnë njerëzit të ndjehen mirë.

4.Ju ngren humorin

Trupi juaj, siç u shpjegua më lart, prodhon oksitocinë dhe endorfinë kur qani. Kjo është arsyeja pse të qarat ju bën të ndiheni më mirë pasi të keni qarë dhe ju vë në një gjendje shpirtërore më të mirë.

5.Shkakton më pak stres

Studiuesit janë të bindur që të qarat mund të lehtësojnë stresin. Kur qan, lotët tuaj përmbajnë një përqendrim të caktuar të hormoneve të stresit.

6.Ju mbron nga bakteret

Lotët përmbajnë diçka të quajtur lizozim, e cila ndihmon sytë tuaj të jenë të pastër. Hulumtimet e kryera në vitin 2011 tregojnë se lizozima ul rrezikun e marrjes së llojeve të caktuara të baktereve.

7.Ndikon në përmirësimin e shikimit

Shumica e njerëzve i dinë lotët si pika që derdhen mbi faqet tuaja kur qani dhe asgjë më shumë. Por ekziston edhe diçka që quhet "lot bazal". Loti bazal i ndihmon njerëzit që sytë e tyre të jenë të lagur dhe kështu ju do shihni qartë. Ndonjëherë sytë tuaj mund të jenë pak të thatë, gjë që ju bën të shihni pak më pak.

Loading...
Loading...