Transmetuar më 07-11-2019, 12:29

Mësohen emrat e personave të arrestuar lidhur me grabitjen në Postën e Krujës, mëngjesin e 4 nëntorit.

Të arrestuarit si të dyshuar për ngjarjen janë Gazmir Saka, Bujar Tafa, Mark Caka dhe Andi Rexhepi (Paturri).

Të ndaluarit akuzohen se kanë grabitur kasafortën me para në Poastën e Krujës gjatë kohës që nuk kishte drita.

Dyshohet se Andi Rexhepi (Paturri) është kreu i këtij grupi që realizoi grabitjen e Postës.

Si të dyshuar për ngjarjen u arrestua gjatë së hënës roja private i Postës, i akuzuar për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjatë së hënës u arrestua 51-vjeçari Besnik Parruca, banues në Durrës, i cili akuzohet se nuk njoftoi policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës.

Nga aty grabitësit kanë arritur të marrin 11 milionë lekë të reja dhe disa para në valutë të huaj duke u zhdukur pa gjurmë. Parruca gjatë marrjes në pyetje nga policia ka thënë se nuk ka bërë denoncim, pasi është kërcënuar me jetë nga grabitësit.

Sakaq po për të njëjtën ngjarje është shpallur në kërkim për “Shpërdorim detyre” edhe specialisti i sallës së rojeve private, S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet gjithashtu se ka shpërdoruar detyrën duke mos njoftuar Policinë e Shtetit.

Të ndaluarve gjatë kontrollit të baneseva iu janë gjetur dhe sekuestruar në pjesë nga paratë e vjdhura. Mësohet se operacioni është në vijimn, ndërkohë që priten arrestime të reja. /a.y/noa.al/