Transmetuar më 07-11-2019, 11:50

Projekti "Zemër" nga Dhurata Dora dhe Soolking ishte suksesi i këtij viti.

Deri tani numëron mbi 326 milionë klikime në Youtube dhe mund të shohim shumë shpejt një hit të ngjashëm.

Soolking është tepër i kënaqur nga bashkëpunimi me shqiptarët dhe duket se nuk do të heqë dorë shpejt.

Me anë të një njoftimi në profilin e tij në Instagram, ai ka bërë të ditur se do të sjellë një projekt të ri, producent i së cilës është shqiptari RZON.

Kënga do titullohet "BBALO" dhe do publikohet më 8 nëntor, e cila është pjesë e albumit "DEUXIEME" që do jetë së shpejti në Youtube.